Zbulohet surpriza që po vjen nga Klodi dhe Elijona

Klodi dhe Elijona, finalistët e edicionit të fundit të Big Brother VIP Kosova 4, po vazhdojnë të mbeten në qendër të vëmendjes edhe pas përfundimit të rrugëtimit të tyre televiziv.

Raporti i ngushtë që krijuan brenda shtëpisë së BBVK, duket se po i shoqëron ata edhe në jetën e përditshme jashtë kamerave të reality-show-t.

Së fundmi, në rrjet janë ndezur thashetheme për një bashkëpunim profesional që pritet të nisë shumë shpejt.

Burime për “Prive by Liberta Spahiu” bëjnë me dije se me shumë gjasë, Klodi dhe Elijona këtë verë do të shfaqen sërish në ekran.

Ata pritet t’i bashkohen programit “Supernova”, i cili vjen sërish nën moderimin e Sara Kolamit.

Konfirmimi i parë thuajse erdhi mbrëmjen e kaluar, gjatë eventit madhështor të promovimit të albumit “Genesis” nga reperja Tayna, i mbajtur në Prizren.

Ekipit të Prive By LS nuk kishte se si ta humbiste praninë e Elijonës në këtë event.

E pyetur direkt rreth këtyre zërave për rikthimin në televizion krah Klodit, ajo nuk e ka përjashtuar si mundësi, duke lënë të kuptohet se diçka e bukur po zihet.

Të njëjtat burime për “Prive by LS” kanë zbuluar se, ndërsa detajet e formatit po definohen, Klodi pritet të ulet në karrigen e anëtarit të jurisë në këtë spektakël, duke shënuar kështu një tjetër kapitull interesant në karrierën e tij televizive. /Prive By Liberta Spahiu

Nga Rubrika