Pas përfundimit të aventurës së tyre në “Big Brother VIP Kosova 4”, Aurora dhe Kushtrimi kanë bërë hapin e parë publik si çift në eventin e Londrimit, duke i dhënë fund thashethemeve rreth marrëdhënies së tyre.
Megjithatë, duket se ky fillim i ri kërkon edhe pak hapësirë personale, pasi ata po kalojnë një fundjavë të ndarë gjeografikisht.
Aurora ka zgjedhur të relaksohet në Ulqin, ku po shijon rrezet e diellit.
Ajo ka postuar foto tërheqëse në rrjetet sociale, duke veshur një fustan të verdhë veror që i nxjerr në pah linjat e saj, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj.
Ndërkohë, Kushtrimi ka vendosur të kalojë natën në Prishtinë, duke vizituar Zone Club. Mbrëmë, ai u pa duke u argëtuar me miqtë e tij, të cilët nuk e lanë pa e ngacmuar për këtë dalje “solo”.
Një shok i tij postoi një foto të Kushtrimit mes turmës, duke pirë cigare, me mbishkrimin humoristik: “Lajmi i fundit: Kushtrim Kelani shihet në Zone pa Aurorën”.
Një detaj interesant është se Zone Club është vendi ku Prive By Liberta Spahiu publikoi pamjet e para të puthjes mes çiftit, disa javë më parë, para se ata të zyrtarizonin marrëdhënien e tyre.
Tani, Kushtrimi është rikthyer në “vendin e krimit”, por këtë herë pa partneren e tij në krah.
Si do të reagojë Aurora ndaj kësaj situate? A do të bashkohen ata sërish pas kësaj fundjave të ndarë? Kjo mbetet për t’u parë, ndërsa secili prej tyre po shijon qejfin në mënyrën e vet.

