Ivana Knoll, influencuesja dhe modelja e njohur kroate, ka shkëlqyer përsëri në rrjetet sociale me një postim të ri plot energji.
Në foton e publikuar së fundmi në Instagram, ajo është e veshur me një set të kuq, duke kombinuar kolaren karakteristike që simbolizon mbështetjen për kombëtaren kroate.
Megjithëse një ndeshje sfiduese kundër Portugalisë ishte në pritje, Ivana nuk ngurroi të tregonte mbështetjen e saj të zjarrtë.
Në mesazhin e saj ajo shkruante: ‘Croatia 🇭🇷 it’s time to win Portugal 🇵🇹!!! 💪🏻⚽️♥️’. Ivana, shpesh e etiketuar si “tifozja seksi e kombëtares”, nuk lë rast pa shfrytëzuar për të shpërndarë frymën e saj pozitive dhe energjinë inkurajuese për ekipin.
Ajo ka fituar zemrat e shumë fansave me paraqitjet e saj, që përherë tërheqin vëmendjen dhe zgjojnë kureshtjen e publikut shqiptar e më gjerë. Mos vallë është kjo strategjia e saj për të sjellë fat për ekipin kombëtar kroat?/InfoKosova/
