Pas një periudhe të gjatë spekulimesh dhe pritjes, dy artistët e njohur shqiptarë, Yll Limani dhe Rina Balaj, janë gati të sjellin një surprizë të madhe për fansat e tyre.
Që nga fillimi i kësaj jave, rrjetet sociale janë mbushur me thashetheme për një bashkëpunim të mundshëm mes dy yjeve të muzikës. Ndjekësit kanë qenë të etur për të mësuar më shumë, por artistët kanë zgjedhur të mbajnë misterin, duke mos konfirmuar asgjë deri tani.
Detajet e para që nxitën spekulimet erdhën nga postimet e artistëve në Instagram. Fansat e vëmendshëm vunë re se Ylli dhe Rina ishin të pranishëm në të njëjtin vend, në Mallorca të Spanjës, duke i dhënë më shumë forcë zërave për një bashkëpunim.
Pas disa ditësh pritjeje, dyshimet e fansave u konfirmuan. Në një postim të përbashkët në Instagram, ata ndanë lajmin e shumëpritur se surpriza do të publikohet sot.
Ylli Limani, me një mesazh emocionues, njoftoi se projekti i tyre i shumëpritur do të publikohet në orën 18:00. “Sot n’18:00 unë edhe Rina e kemi një këngë për juve” – shkroi ai, duke ngjallur entuziazëm tek ndjekësit.
Me këtë lajm, numërimi mbrapsht ka filluar dhe fansat po presin me padurim të dëgjojnë këtë duet që pritet të jetë një hit i verës.
Çfarë do të sjellë ky bashkëpunim mes dy artistëve të njohur? Të gjithë janë të etur për të zbuluar se çfarë surprizash do të ofrojnë Ylli dhe Rina në këtë projekt të ri. /Prive By Liberta Spahiu