Vjen kundërpërgjigja e ashpër e Drilonit ndaj Amarildos!

Përplasja mes Drilon Ramës, fituesit të Big Brother VIP Kosova 3, dhe boksierit Amarildo Bakaj ka marrë një kthesë të papritur, duke u shndërruar në një debat të nxehtë në rrjetet sociale.

Pas akuzave të fundit nga Bakaj për mungesë përgjigjeje dhe pretendimeve për diferencën në peshë, Drilon Rama ka reaguar menjëherë me një mesazh të qartë dhe të prerë.

Me anë të videove të publikuara në Instagram Story, ai e ka ftuar boksierin që të lërë anash sjelljet e rrugës dhe kërcënimet, duke e sfiduar atë të zgjidhin çështjet e tyre si sportistë në ring.

Rama shprehu zhgënjimin e tij për përfshirjen e njerëzve të tjerë në këtë situatë, duke theksuar se ai është i gatshëm të përballet me Bakajn, pavarësisht diferencave në peshë, mjafton që meçi të organizohet me rregulla.

“Nuk e di pse po merret personalisht. Unë po kërkoj një përballje fer. Pse po silleni si njerëz të rrugës? Unë kam frikë nga asgjë, mjafton që të caktojmë peshën dhe të ndeshemi si sportistë.”

Rama gjithashtu ka dhënë një mesazh të fortë shoqëror, duke e lidhur këtë situatë me konfliktet e përditshme që ndodhin në shoqëri.

Ai theksoi se boksi duhet të mbetet një sport dhe se shoqëria nuk ka nevojë për tragjedi të shkaktuara nga motive të kota, duke i bërë thirrje Bakajt që të reflektojë mbi këtë çështje.

“Nuk është e drejtë që dy shqiptarë të rrihen pa arsye. Boksi është sport dhe duhet të mbetet kështu. Në Kosovë po ndodhin tragjedi për shkak të konflikteve të kota.”

Me këtë kundërpërgjigje, Rama ka kërkuar zyrtarizimin e peshës dhe datës për ndeshjen, duke pritur që Bakaj të pranojë sfidën për të zgjidhur hesapet në ringun e boksit.

Çfarë do të ndodhë tani? A do ta pranojë Amarildo Bakaj këtë sfidë dhe do të shohim një përballje të fortë në ring? Koha do ta tregojë.

/Prive By Liberta Spahiu

Nga Rubrika