Bejta “godet” me deklaratën për Gjestin

Këngëtari Bejta gjatë një interviste u përgjigj një sërë pyetjesh provokuese, por njëra prej tyre mori vëmendjen më të madhe.

I pyetur se “Cili artist nuk e meriton suksesin që ka?”, Bejta nuk hezitoi të japë një emër.

“Gjesti”, u përgjigj ai menjëherë.

Më pas, këngëtari sqaroi se komenti i tij kishte të bënte ekskluzivisht me aspektin muzikor dhe jo me raportet personale.

“Respekt, ama kur po flasim për muzikë, vetëm për muzikë. Gjesti nuk e meriton suksesin që ka”, u shpreh Bejta, duke bërë një deklaratë të fortë për reperin nga Peja.

Nga Rubrika