Miri, ish-banor i Big Brother VIP Albania 5, ka ndarë me ne se si pjesëmarrja e tij në këtë format ka sjellë ndryshime të mëdha në jetën e tij familjare.
I ftuar në emisionin “Pushime On Top”, ai u përgjigj pyetjeve rreth ndikimit që ka pasur ky reality show në marrëdhëniet e tij me familjen.
“Të jem i sinqertë, situata nuk është e njëjtë si më parë. Nuk është se kishim një marrëdhënie të ndryshme, por ndjesia pas Big Brother-it është më e veçantë. Tani jemi më në qendër të vëmendjes dhe kjo e bën gjithçka më emocionuese dhe dinamike,” tha Miri.
Ai theksoi se vëmendja e publikut tani nuk është vetëm për të, por edhe për bashkëshorten dhe vajzën e tij, duke i dhënë kështu një dimension tjetër marrëdhënieve familjare.
Miri shprehu se është i kënaqur kur njerëzit i kërkojnë fotografi së bashku, duke e ndier veten të vlerësuar dhe të njohur nga publiku.
Gjatë këtij edicioni, ai ka qenë i komentuar për raportet që krijoi brenda shtëpisë me Selin Bollatin, duke e bërë atë një figurë të njohur në mediat sociale.
Me një performancë të shkëlqyer, Miri u rendit si finalisti i dytë, ndërsa çmimin e madh prej 100 mijë eurosh e fitoi Selin, duke e bërë këtë edicion të paharrueshëm për të dy.
