Së bashku në bregdet, kështu po e feston Gimbo ditëlindjen e 26-të

Sot shënohet një moment të veçantë për çiftin e njohur Gimbo dhe Selin, pasi ai feston 26-vjetorin e lindjes së tij.

Me qëllim që ta bëjnë këtë ditë të paharrueshme, ata kanë zgjedhur të largohen nga rutina e përditshme dhe të udhëtojnë drejt bregdetit, ku mund të shijojnë rrezet e diellit dhe relaksin e plazhit.

Selin ka ndarë disa momente të veçanta nga festimi i tyre privat në plazh përmes postimeve në rrjetet sociale, duke i dhënë ndjekësve një shikim nga jeta e tyre romantike.

Në një nga fotot e publikuara, Gimbo shfaqet i lumtur pranë një pjate me fruta të freskëta dhe një qiri ditëlindjeje, ndërsa Selin e uron atë me fjalët emocionuese: “Duke festuar dashurinë dhe dashurinë time”.

Ndërkohë që festojnë, Selin ka ndarë gjithashtu pamje nga përgatitjet e saj për këtë ditë të veçantë, si dhe pamje të bukura të plazhit ku po kalojnë pushimet, duke treguar se po shijojnë çdo moment të këtij udhëtimi romantik.

Nga Rubrika