Momentet e paharruara të Arbnora Ademaj: Si një qebap e bëri viral

Modelja dhe aktorja Arbnora Ademaj ka ndarë me publikun një nga momentet më të paharrueshme të saj, që e bëri atë të përflitet në rrjetet sociale, gjatë një interviste në emisionin “Prive Summer”.

Ky moment i veçantë ndodhi kur kamera e kapte duke ngrënë qebapa, një pamje që shpejt u bë virale dhe shkaktoi një valë komentesh të ndryshme nga ndjekësit e saj.

Arbnora ka treguar se fillimisht e mori situatën shumë seriozisht, por tani e kujton me humor dhe qeshje, duke reflektuar mbi reagimet e publikut.

“Nëse e kanë kuptuar shikuesit, nuk të kam sulmuar ty, nuk e kam pasur direkt me ty. Kemi gjetur një paqe, faleminderit për atë storje sepse edhe sot qeshi me veten dhe me komentet. Nëse postoj diçka më shkruajnë – a po han qebapa”, shprehet ajo në Klan Kosova.

Ajo thekson se, pavarësisht se ka pasur shumë histori të tjera që janë diskutuar gjatë karrierës së saj, kjo e qebapëve mbetet një nga më të veçantat dhe më të paharrueshmet.

“Gjatë jetës sime, storja që u përfol më së shumti ka qenë qebapi. Prapë e kishim përsërit. Në atë moment e kam marrë afër zemrës”, përfundon ajo, duke e bërë këtë moment të paharrueshëm një pjesë të rëndësishme të historisë së saj.

Nga Rubrika