Një histori familjare e pazakontë ka shkaktuar reagime të shumta, pasi një grua ka treguar se martesa e saj 15-vjeçare përfundoi në mënyrën që ajo nuk mund ta kishte imagjinuar kurrë.
Sarah, 47 vjeçe, thotë se bashkëshorti i saj David, 41 vjeç, u largua prej saj për të nisur një lidhje me vajzën e saj 26-vjeçare, Jess. David kishte qenë pjesë e jetës së vajzës që kur ajo ishte vetëm 11 vjeçe dhe ishte konsideruar prej saj si figurë atërore. Madje, në janar të vitit 2025, ai e kishte shoqëruar drejt altarit në ditën e martesës së saj.

Sipas Sarah, ndryshimet nisën të bëheshin të dukshme pasi vajza e saj kaloi probleme në martesë. David filloi ta vizitonte shpesh për ta ndihmuar dhe, me kalimin e kohës, Sarah vuri re se marrëdhënia mes tyre po ndryshonte.
Dyshimet e saj u konfirmuan kur David pranoi se mes tij dhe Jess kishte nisur një marrëdhënie. Të dy më pas u larguan nga shtëpia dhe nisën të jetonin së bashku. Sarah thotë se situata ka shkaktuar pasoja të mëdha për të gjithë familjen.
Historia ka hapur gjithashtu debat mbi kufijtë moralë dhe ligjorë të marrëdhënieve mes ish-njerkut dhe një fëmije që ai ka ndihmuar ta rrisë./The Sun/
