Sara Hoxha ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të veçantë dhe të ëmbël me vajzën e saj, Poi, përmes një postimi tërheqës në Instastory.
Në këtë postim, Sara shfaqet duke bërë një video-thirrje me Po-in, ku tregon se vajza e saj kishte planifikuar të kthehej një ditë më parë tek ajo, por ndodhi diçka e papritur.
Me një buzëqeshje të ëmbël, Poi arriti ta bindë të ëmën që ta lejonte të qëndronte edhe një ditë më shumë me familjen e babait të saj, Ledri Vulën.
“Kishte për të ardhur dje tek unë. Më mori në telefon me duar të hapura, duke u lutur të rrija edhe një ditë më shumë: ‘Sepse mami, po kaloj shumë mirë’”, ka shkruar Sara, duke shtuar se me zemër të rënduar, ajo pranoi kërkesën e vajzës.
Ndërkohë, Poi po shijon pushimet e saj të bukura së bashku me Ledrin dhe familjen e tij, duke krijuar kujtime të paharrueshme.
Ledri gjithashtu ka ndarë momente të këndshme nga këto ditë, ku Poi shihet duke u argëtuar në pishinë me të atin dhe të afërmit e tij, duke treguar se sa shumë po e kalon mirë.
Kujtojmë se disa ditë më parë, Ledri dhe Poi ishin së bashku në Ulqin, dhe tani duket se janë kthyer në shtëpinë e tij, ku po vazhdojnë të shijojnë ditët e pushimit.
