Po ndërronte gomën në autostradë kur ndodhi tragjedia – 36-vjeçari lë pas gjashtë vajza

Një baba i gjashtë vajzave humbi jetën në mënyrë tragjike teksa po ndërronte një gomë të shpuar në anë të autostradës.

Gregory Christopher II, 36 vjeç, po kthehej nga puna në Indiana kur njëra prej gomave të furgonit të tij u dëmtua.

Ai ndaloi automjetin në anë të autostradës I-69 dhe nisi ta ndërronte.

Policia beson se mund të kishte qëndruar aty rreth 45 minuta.

Në një moment, Gregory u godit nga një automjet që po kalonte në drejtim të veriut.

Shoferi nuk ndaloi dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Gregory u gjet pa shenja jete pranë furgonit.

Nëna e tij tregoi se pak para aksidentit ai kishte telefonuar për t’u siguruar që gjashtë vajzat e tij kishin ngrënë darkë dhe kishin përfunduar detyrat e shkollës. Policia vazhdon kërkimin për drejtuesin e automjetit.

Burimi:
PEOPLE – babai i gjashtë vajzave

Nga Rubrika