Gabrielle Forman, një infermiere vetëm 30 vjeçe, është vrarë në një rast që autoritetet amerikane po e trajtojnë si vrasje të ndjekur nga vetëvrasja.
Gabrielle sapo ishte kthyer në New York pas një udhëtimi në Georgia, ku kishte festuar ditëlindjen e nënës së saj.
Ajo ishte në proces divorci me bashkëshortin Jadet Forman, 37 vjeç.
Sipas familjarëve, Gabrielle po fliste me nënën në FaceTime kur bashkëshorti i larguar hyri papritur në apartament.
Telefonata u ndërpre.
Policia më vonë gjeti të dy personat të vdekur në apartament.
Autoritetet thanë se Jadet dyshohet se qëlloi Gabriellen me një armë pa numër serial dhe më pas veten.
Familja e përshkroi 30-vjeçaren si një person jashtëzakonisht të dashur dhe të përkushtuar në profesion; ajo po studionte gjithashtu për t’u bërë nurse practitioner.
Shiko Videon:
Burimi:
PEOPLE – Gabrielle Forman