Ish-finalisti i “Big Brother VIP Kosova”, Klodian Mihaj, ka bërë një rikthim të papritur në rrjetet sociale, duke u shfaqur sërish përpara ndjekësve të tij pas një periudhe të shkurtër shkëputjeje.
Me një fotografi të bërë nga makina, Klodi ka përshëndetur të gjithë dhe ka ndarë një listë me objektivat e tij për ditët në vijim, duke treguar se është gati për një rikthim të fuqishëm.
Ai ka theksuar se do t’i kushtohet me seriozitet maksimal kujdesit për fizikun, duke rinisur stërvitjet e rregullta në palestër dhe duke ndjekur një dietë strikte ushqimore.
Përveç angazhimeve në palestër, Klodi ka premtuar një rikthim energjik në krijimin e përmbajtjeve dixhitale, duke paralajmëruar një sasi të madhe videosh të reja që do t’i publikojë së shpejti për ndjekësit e tij.
Një nga aspektet më intriguese të këtij rikthimi është paralajmërimi i tij për një kthim në Itali, që ka ngjallur shumë kureshtje te ndjekësit.
Pas përfundimit të aventurës së tij televizive në BBVK, Klodi ka vendosur të jetojë kryesisht në Kosovë me partneren e tij Elijonën, ndërsa udhëtimet e tij në Itali kanë qenë të pakta dhe vetëm për vizita të shkurtra.
Formulimi i tij për këtë rikthim lë të kuptohet se nuk bëhet fjalë thjesht për një udhëtim kalimtar, por për një mundësi zhvendosjeje të përhershme në Itali.
Në marrëdhënien me Elijonën, çifti ka qenë mjaft hermetik kohët e fundit, duke lënë hapësirë për spekulime rreth planeve të tyre të ardhshme.
Si do të zhvillohen planet e tij dhe nëse ky hap do të jetë përfundimtar, mbetet për t’u parë në ditët në vijim. /Prive By Liberta Spahiu
