Fero ka dhënë një përgjigje të qartë lidhur me zërat që e lidhin me edicionin e pestë të “Big Brother VIP Kosova”.
Pas spekulimeve të shumta në rrjetet sociale, ai ka vendosur të sqarojë situatën për ndjekësit e tij. Në një postim të fundit në InstaStory, Fero ka theksuar se nuk do të jetë pjesë e këtij formati të njohur televiziv.
“Shoh ca dezinformime se do jem pjesë e formatit Big Brother të Kosovës. Nuk do të jem”, ka shkruar ai, duke i dhënë fund aludimeve rreth kësaj çështjeje.
Emri i Feros ka qenë në qendër të vëmendjes, duke u përfshirë në një listë me shumë personazhe të tjerë të njohur që janë përmendur për pjesëmarrje në “Big Brother VIP Kosova 5”.
Sezoni i pestë i këtij formati pritet të nisë më 30 tetor, duke rritur kureshtjen e publikut për emrat që do të garojnë këtë vit.
Me këtë reagim, Fero ka bërë të qartë se ai nuk do të jetë një nga banorët e shtëpisë më të famshme në Kosovë, pavarësisht zërave që qarkulluan ditët e fundit.
Ndjekësit e tij tani presin me padurim të shohin se kush do të jetë pjesë e këtij edicioni, pas njoftimit të tij të fundit.
