Emisioni hulumtues “MAT” ka zbuluar një bisedë të tensionuar mes Arlinda Zekajt dhe motrës së saj, ku ajo shpreh frikën për sigurinë e saj dhe shqetësimin për djalin e saj.
Arlinda, në një moment të vështirë, tregon se nuk po arrinte të hynte në shtëpi dhe se ndjehej e pasigurt për vendndodhjen e djalit të saj. Ajo shprehet se mund të thërriste policinë sërish nëse situata përkeqësohej, duke theksuar se ndjehej e rrethuar nga frika.
“Motër, nëse më gjen diçka, se unë nuk dal prej shpisë me ditë që rrotullohet krejt dynjaja”, dëgjohet duke i thënë ajo motrës, duke shprehur një ndjenjë të thellë pasigurie dhe paniku.
Gjatë bisedës, Arlinda gjithashtu shpreh shqetësimin për djalin e saj, duke thënë se nuk e dinte se ku ndodhej dhe se dëshironte që ai të ishte pranë saj për ta ndjerë mbështetje.
Biseda e plotë:
“Jo nuk rrinë policia, po veç le të provojnë le të më prekin edhe tani veç dijeni ju familja jem, edhe e dini ku mu drejtu, nëse më gjen diçka se unë nuk dal prej shpisë me ditë që rrotullohet krejt dynjaja. Unë hi e msheli derën, si të më afrohet Jetoni dy metra unë e thirri prapë policinë, kanë me ardh orë e çast këta sonte.”
“More duhet me ma dhanë edhe djalin. Djali nuk e di as ku është. Motër këtë qëllim e kanë këta, nuk dua edhe djali, djali ka me nejt ngat meje motër. Nuk e kanë pru, nuk e di. Tash hy e kqyri që jo do ta thirri apet 192.”
“Motër nuk më lajnë me hi mo në shtëpi, a nuk po e din çfarë shteti osht ky. Nuk ma dhanë, veç çelsin ma dhanë deri qitu me të pru. Qitu unë ko me i thirrë çdo sekond. Edhe nëse më mbytin, këta do të japin përgjegjësi.”