I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Big Brother Radio” qenë artisti i njohur, Stresi për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e tij për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.
Sa i përket lidhjes që Sara Gjordeni ka krijuar brenda shtëpisë së BBV me këngëtarin Bardhi, sqarimin e situatës me ish-partnerin Endrik Beba që gjithashtu është banor, modelja ka përmendur në një diskutim edhe lidhjen që ka lënë pezull jashtë me një boksier të njohur.
Në lidhje me këtë Stresi ka bërë një reagim në rrjetin e tij social në InstaStory para disa ditësh.
Në Top Albania Radio ai e sqaroi deklaratën e tij dhe u shpreh se:
Sarën e njoh prej vitesh, unë kam dhënë mendimin tim. Aty është një lojë dhe ne vetë si publik futemi në një lojë të tillë. Duke parë se çfarë ka deklaruar ajo dhe si ka dalë aty dhe si po dalin gjërat dhashë mendimin tim që për famë nuk ka bërë mirë që ka bërë këtë lojë sepse fundja fundit famë është dhe do dalësh nga aty ndoshta jo fituese dhe fituese dhe asgjë nuk ngel më beso.
Elona: Pra ti nuk është se je nisur nga ndonjë lidhje që Sara mund të ketë pasur jashtë?
Stresi: Jo, jo unë nuk i njoh asnjë lidhje vajzës jashtë. Unë nuk gjykoj jetën e askujt. Duke parë që ka lënë një gjë peng jashtë dhe hyn brenda dhe flet po ashtu prapë me ex-in që dhe ai hyn brenda, ndërkohë ka edhe dikë tjetër që është dashuruar aty dhe mban një kryq të atij që do ndeshej para pak ditësh.
Është lojtare e fortë, mos e nënvlerësoni Sarën. Fundja fundit është lojë. Mirëpo çdokush ka mendimin e tij dhe jetën e tij. Unë dhashë mendimin tim dhe kaq. Nuk e shoh aspak të arsyeshme që ta bësh këtë për famë. Unë jam publik në këtë rast që e gjykoj kështu.
Unë e shoh në finale. Ajo është shumë aktive aty, e ka marrë shumë përsipër atë barrë dhe nuk do t’ia dijë fare sepse ajo nuk e di çfarë po ndodh jashtë.