E shtunë, 21 Dhjetor, 2024
1.4 C
Pristina

Gjegjeza

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Prej kur kemi qenë fëmijë dhe ende pa filluar shkollën na ka pëlqyer të dëgjojmë përralla të ndryshme nga prindërit, gjyshërit apo familjarë të tjerë por jo vetëm. Teksa rriteshim e fjalori ynë pasurohej më shumë në kërkonim më shumë sesa vetëm përralla.

101 gjegjeza te ndryshme secila me interesante se tjerta ishin mënyra më e mirë që prindërit të na fusnin në mendime të ndryshme që informacionet që na servonin ti lidhnim me objekte apo ngjarje të ndryshme.

Pikërisht pra gjëgjëzat janë përshkrim i tërthortë e i ngjeshur (zakonisht në vargje) i një sendi ose një dukurie, që i jepet dikujt për ta gjetur se çfarë do të thotë.

Më poshtë mund të gjëni disa gjegjeza shqip tejet interesante me të cilat mund ti sfidoni familjarët dhe shoqërin tuaj:

Gjegjeza per femije

1. Çfare është një gjë që ka plotë vrima por mbanë ujë akoma? – Përgjigje: Sfungjeri

2. E ke gjithmonë para teje por nuk mund ta shohesh – Pergjigje: E ardhmja

3. Ku mund të gjesh shtete, qytete, dete, rrugë dhe dyqane por nuk gjen njerëz?- Përgjigje- Në hartë

4. Kush ka qafë por nuk ka kokë?- Përgjigje: Shishja

5.Jam i gjatë kur jam i ri, jam i shkurtër kur plakëm, cfare jam unë?- Përgjigje: Qiri

6. Çfarë është shumë e lehtë për tu futur por shumë e vështirë për të dal?- Përgjigje: Telashe (Probleme, Ngatrresa)

7. Anita ka 5 vajza, secila nga vajzat ka nga 1 vëlla, sa fëmijë ka Anita gjithsej?- Përgjigje: Anita ka 6 fëmijë

8. Çfare udhton nëpër botë por qëndron në një vend?- Përgjigje: Pulla

9. Cilat janë dy gjëra që nuk mund ti hani kurrë në mëngjes?- Përgjigje: Dreka dhe Darka

10. Nësë një gurë me ngjyrë të kuqe e hedhim në deti, çfarë do të ndodhë?- Përgjigje: Guri do të lagët

Gjegjeza te veshtira dhe Gjegjeza logjike

1. Më blini për të ngrënë por asnjëher nuk më hani, çfarë jam?- Përgjigje: Pjata

2. Kam krahë dhe kam bisht, përtej qiellit fluturoj, por nuk kam sy veshë as gojë, çfarë jam?- Përgjigje: Balone

3. Jam më e lehtë se penda, por as njeriu më i fortë në botë nuk mund të me mbaj më shumë se 2 minuta, cfarë jam?- Përgjigje: Frymarrja

4. Kush nuk na pyet asnjëher asgjë, por shpesh na përgjigjet?- Përgjigje: Zilja e deres

5. Çfarë të përket ty por të tjerët e përdorin më shumë se ti?- Përgjigje: Emri yt

6. Sa muaj të vitit i kanë nga 28 ditë?- Përgjigje: 12 muajt e vitit kanë nga 28 ditë

7. Duke përdorur vetem mbledhjen (+) me numrin 8-të për 8 herë, si mund ta fitoni numrin 1000?- Përgjigje: 888 + 88 + 8 + 8 + 8 = 1000

8 Nëse Anita ka dy fëmijë. Njëra është vajzë. Sa përqind janë shanset që edhe fëmija i dytë të jetë vajzë?- Përgjigje: 50 përqind

9. Nëse katër persona mund të riparojnë katër biçikleta brenda katër orësh, sa biçikleta mund të riparojnë tetë persona për tetë orë?- Përgjigje- 16 biçikleta

10. Jam një numër tre shifror. Shifra ime e dytë është katër herë më e madhe se shifra ime e tretë. Shifra ime e parë është tre me pak se shifra ime e dytë, çfarë numri jam?- Përgjigje: 141

11. Një vajzë ka po aq vëllezër sa ka edhe motra, por secili vëlla ka vetëm gjysmën e po aq vëllezërve sa motrat. Sa vëllezër dhe motra ka në familje?- Përgjigje: Katër motra dhe tre vëllezër.

12. Çfarë mund të mbushë një dhomë, por nuk kërkon hapsirë?- Përgjigje: Drita

13. Nuk jam gjallë, por rritem. Unë nuk kam mushkëri, por kam nevojë për ajër, nuk kam gojë, por uji më shkatrron. Çfarë jam?- Përgjigje: Zjarri

14. Babai i Tonit ka 3 djem: Tini, Tani dhe si është emri i djalit të tretë?- Përgjigje: Toni

15. Çfare ka 88 celsa, por nuk mund ta hape as edhe një derë te vetme?- Përgjigje: Piano

Gjegjeza gazmore

1. Çfarë ka një sy, por nuk mund të shikoj?- Përgjigje: Gjilpëra

2. Nëse vraponi në një garë dhe e kaloni personin në vendin e dytë, në cilin vend jeni ju?- Përgjigje: Në vendin e dytë

3. Ai që e bëri atë nuk e deshi. Ai që e bleu nuk i duhej. Ai që e ka përdorur nuk e ka parë kurrë. Çfare është?- Përgjigje: Arkivoli

4. Kush ka nevojë gjithmonë për një përgjigje por kurr nuk bën pyetje?- Përgjigje: Telefoni

5. Nëse e kam nuk e ndaj, nesë e ndaj nuk e kam. Çfarë është?- Përgjigje: Sekreti

6. Shpesh na ndjek dhe kopjon në cdo lëvizje, por as nuk mund ta prekim as ta kapim, çfarë është?- Përgjigje: Hija

7. Kur është fat i keq të shohësh një mace të zezë?- Përgjigje: Kur je miu

8. Nuk kam as këmbë as duar, as krahë por ngjitem lart në qiell. Çfarë jam?- Përgjigje: Tymi

9. Së pari mendoni për ngjyrën e reve. Pastaj mendoni për ngjyrën e borës. Tani mendoni për ngjyrën e një hëne të plotë të ndritshme. Tani përgjigjuni shpejt se çfarë pijnë lopët?- Përgjigje: Ujë (menduat qumësht)

10. Kam një shtëpi të vogël në të cilën jetoj. Ajo nuk ka dyer ose dritare, dhe nëse dua të dal më duhet të thyej murin. Çfare jam?- Përgjigje: Një zog në një vezë.

PROMO

Nga Rubrika