Pas një periudhe të gjatë larg vëmendjes mediatike, Shkëndije Mujaj është shfaqur sërish në rrjetet sociale.
Ajo ka publikuar një moment ku shihet duke u lutur.
Shkëndija dikur ishte një nga figurat më të komentuara të showbizit për paraqitjet e saj ekstravagante dhe provokuese.
Megjithatë, vitet e fundit ajo ka zgjedhur një stil krejtësisht tjetër jetese, duke iu përkushtuar praktikimit të fesë islame.
Paraqitja e saj e fundit dëshmon ndryshimin që ka ndodhur ndër vite.
Imazhi aktual është dukshëm i ndryshëm nga ai me të cilin publiku e identifikonte gjatë periudhës së saj më aktive në skenën e estradës.
