Ish-banori i edicionit të dytë të ‘Big Brother Vip Albania’, Armaldo Kllogjeri ose ndryshe i njohur si Maestro, ka ironizuar banorët e BBV3 nëpërmjet një Instastory.
Ai postuar një video ku komenton lojën e banorëve të këtij edicioni.
Në një moment ai nuk lë pa e krahasuar lojën e tyre me të vetën, duke i akuzuar si kopjacë.
Maestro kujton për publikun momentin kur doli nga shtëpia pa përshëndetur asnjë banor, veprim i cili është përsëritur edhe këtë vit, nga Sara mbrëmjen e djeshme.
“Jam në Toronto, dola të pi një birrë se na lodhi kokën ai Big Brother, na e mori shpirtin. Çfarë të bëjmë, më thoni ju mua?
Kanë filluar të kopjojnë si duhet të dalësh nga shtëpia pa i dhënë dorën njërit e pa i dhënë dorën tjetrit. Kush kopjon ngel në klasë thonë”, tha ai.