Ditët kur duhet të mendoni për fjalëkalime të reja që nuk janë me shifra e simbole si “pasword123” mund të marrin fund – të paktën në llogaritë tuaja në Google.
Google filloi të mërkurën të lansojë mbështetje për ‘çelësat e kalimit’ (passkeys), një metodë alternative e hyrjes në aplikacione dhe faqet e internetit që kompania thotë se ka për qëllim të shërbejë si një alternativë “më e lehtë për t’u përdorur dhe më e sigurt” ndaj fjalëkalimit.
Me ‘çelësat e kalimit’, Google tha se përdoruesit mund të hyjnë në llogaritë e tyre të ndryshme në të njëjtën mënyrë se si mund ta bëjnë për ta zhbllokuar telefonin e tyre: me një gjurmë gishti, skanim të fytyrës ose kod të kyçjes së ekranit në telefon.
Aleanca FIDO, një konsorcium sigurie që numëron shumë firma teknologjike si anëtarë, ka zhvilluar më parë standarde për ‘çelësat e kalimit’. Microsoft, Apple dhe Google që atëherë kanë punuar për të bërë realitet ‘çelësat e kalimit’.
Apple shpalosi opsionin e tij të ‘çelësit të kalimit’ me lansimin e softuerit iOS 16, duke i lejuar njerëzit të përdorin teknologjinë nëpër aplikacione, duke përfshirë Apple Wallet.
Mbështetja për “Passkey” u prezantua në pajisjet Chrome dhe Android në tetor të vitit 2022, por tani opsioni është i disponueshëm në të gjitha llogaritë e Google, nga Gmail në Drive.