Debati mes Egla Cenos dhe Roza Latit ka degraduar në përplasje fizike mes dy banoreve në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Aktorja ka ofenduar moderatoren dhe kjo e fundit ka shkuar afër Egla Cenos duke tentuar që t’ia largojë jastikun që ajo mbante në dorë.
“O grua banale, o e pisët si i thua ato fjalë? Turp për ty”– iu drejtua Roza, ndërsa Graciano Tagani ndërhyri duke i thënë moderatores: “Ç’punë ke që e prek me dorë moj vajzë?”.
Më pas Roza Lati shtoi: “Ta kam kënduar këngën, fundi i njerëzisë, t’merri i merzisë”, teksa Egla Ceno duke u “tallur” i kërkoi moderatores që të shkojë te Julian Deda sepse sipas saj ai ia mban “këngën”.
Roza: A e kupton sa gojë e pistë je ti? O grua banale, o e pisët si i thua ato fjalë? Turp për ty. Si i thua ato fjalë
Graciano: Ç’punë ke që e prek me dorë moj vajzë?
Roza: Po i heq jastikun, s’po e prek me dorë
Graciano: Po prek jastikun që ajo e ka në dorë
Roza: Jam ok
Egla: S’jam unë ok
Roza: Grua banale. O e fëlliqur që për të egzistuar në “Big Brother” lë nam, prek fundit
Egla: Avullohu. Ik krisu
Roza: O grua banale, o gojë e pisët ta kam kënduar këngën, fundi i njerëzisë, t’merri i merzisë. O banale femër
Egla: Largohu
Graciano: Shko te Romeo yt
Egla: Shko te Juli yt se ai ta mban këngën
Romeo: Juli të paktën nuk i nominon njerëzit e vet