Fero, i njohur edhe si Feronit Shabani, ka pasur një takim të veçantë me boksierin e njohur nga Kosova, Robin Krasniqi, duke ndarë këtë moment me fansat në rrjetet sociale.
Përmes postimeve në ‘InstaStory’, Fero ka ndarë detaje të vizitës së tij në palestrën e boksierit, duke shfaqur krenarinë për bashkëbisedimin me Krasniqin.
Në një foto bashkë dhe në dy video ku shfaqen trofetë e fituara nga Krasniqi, Fero shprehet me admirim: “Krenar me ty vëlla”.
Robin Krasniqi, boksieri i cili ka përvojë prej rreth 20 vitesh në fushën e boksit, ka arritur t’i japë Kosovës dhe Shqipërisë shumë arsye për krenari, duke fituar tituj të rëndësishëm si ai i kampionit botë në kategorinë IBO.
Pjesë e një valë shqiptarësh që po bëjnë emër në arenën ndërkombëtare, Krasniqi përfaqëson një sukses të madh për sportin dhe vendin e tij.
Shiko foton: