Ditën e kaluar, Dijonis Biba u largua nga “Ferma VIP”, duke lënë të trishtuar fermerët.
Një prej tyre ishte edhe Baby G e cila është mërzitur shumë.
Teksa ishte duke qëndruar tek ura, ajo i ka rrëfyer Himenës se Dijonisi ka qenë fermeri më i vërtetë në fermë dhe se shumica e shokëve të këngëtares kanë tipin e tij.
“Jam mërzitur shumë! Nga gjithë njerëzit këtu, jo se kam folur shumë me Dijonisin dhe nuk është se kam ndenjur shumë me të, por për mua Dijonisi ka qenë më i vërteti këtu.
Ka njerëz shumë të mirë këtu dhe kam respekt për të gjithë, ama shokët e mi janë si Dijonisi.
E kam ndjerë veten shumë rehat dhe s’di si të them.
Jam e lumtur për Dijonisin, se nëse ai nuk mundet t’a përballojë, është në rregull”, tha Baby G.