Ori Nebijaj, opinioniste e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania ishte e ftuar në “Pardon my French”, ku rrëfeu për përvojën e saj në këtë format.
Gjatë intervistës, Arbri e pyeti nëse kishte ndonjëherë ndier mërzitje për të paragjykuar ndonjë personazh të banorëve të BBVA dhe ajo u përgjigj se kjo nuk ndodhte, pasi të gjithë personazhet kishin zhvilluar gradualisht karakteret e tyre që nga fillimi i shfaqjes.
“Unë nuk kam ndier mërzitje për asnjë personazh. Le të themi që në Big Brother të gjithë personazhet kanë nisur dhe janë zhvilluar gradualisht,” tha Ori.
Më tej, ajo shtoi se gjatë një darkë në BBVA, ku ishte ajo, Arbri dhe Ledioni, u prek emocionalisht nga Roza.
“E vetmja vajzë dhe do të thoja i vetmi personazh që më preku nga darka që ne hyjmë në shtëpinë e Big Brother për darkën ku isha unë, Arbri dhe Ledioni, ishte Roza.
Më duket se ishte shumë e ngarkuar emocionalisht dhe më bëri të ndiej shumë empati. Edhe evitoja ta shihja në sy, sepse nuk mund ta duroja pamjen e saj pasi dukej sikur do të më këputej në zemër,” përfundoi ajo.