E enjte, 28 Nëntor, 2024
3 C
Pristina

Rita Ora zbulon se si është të jesh “njerkë” për dy vajzat e bashkëshortit të saj Taika Waititi

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.
Rita Ora ka ndarë me fansat një pamje të rrallë në rolin e saj si “njerkë” për dy fëmijët e bashkëshortit të saj, Taika Waititi.

Interpretuesja e hitit “Lonely Together” ka përshkruar veten si “njerkë zanash” për dy vajzat e Taika nga martesa e tij e mëparshme.

Ora shpjegoi se ajo ndihet e lirë dhe mund të argëtohet me Te Kainga O’Te Hinekahu, 11 vjeçe, dhe Matewa Kiritapu, shtatë vjeçe, të cilat regjisori i fitues i çmimit “Oscar” i ka me ish-gruan e tij, Chelsea Wistanley.

Këngëtarja po fliste në podcastin ‘Table Manners’ të Jessie dhe Lennie Ware kur tha se ishte njerkë:

“Oh, më pëlqen. Thjesht ndihem shumë bukur, sepse është sikur, unë jam thjesht kumbara e zanave. Kjo në fakt nuk ka ndonjë përgjegjësi”.

Nga Rubrika