Mbrëmjen e djeshme në ekranin e “Vizion Plus’ u transmetua live spektakli i “Ferma Vip”, ku fitues doli Dijonis Biba.
Vendin e dytë e mori, Florian Agalliu finalisti i cili edhe pse nuk mundi të ishte fitues u shpreh mjaft i lumtur për rrugëtimin e tij në spektaklin më të veçantë në Shqipëri.
Si nënkampion i Ferma VIP, Flori u shpreh se nuk do të hiqte asnjë gjë nga i gjithë ky rrugëtim, ndërsa shtoi se pas kësaj mbrëmjeje do të vijojë rrugëtimi i tij në art.

Fjoralba: Si ndihesh?
Flori: Jam shumë i lumtur për kaq sa arrita, nuk jam aspak pishman. Rruga ime do të jetë e gjatë në art, e uroj Dijonisin për këtë.
Shiko videon:

