E mërkurë, 2 Korrik, 2025
14.5 C
Pristina

Pasi e tradhtoi disa herë, Neymar ribashkohet me ish të dashurën disa ditë pasi u bë baba me një modele tjetër

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Pas tetë muajsh ndarje të bujshme, Neymar dhe Bruna Biancardi janë rikthyer zyrtarisht bashkë.

Çifti u pa në një koncert në Sao Paulo, ku shfaqeshin shumë të dashuruar dhe shkëmbenin puthje të ëmbla.

Neymar dhe Bruna u ndanë në nëntor të vitit 2023, vetëm pak ditë para se Bruna të lindte vajzën e tyre, për shkak të tradhtive të vazhdueshme të futbollistit me modele të ndryshme.

Kohët e fundit, një test ADN-je ka konfirmuar se Neymar është bërë baba për herë të tretë, pasi u vërtetua se vajza e modeles Amanda Kimberly është gjithashtu vajza e tij.

Megjithatë, kjo situatë nuk e ka penguar Bruna Biancardin që të rikthehet me Neymar, duke treguar se dashuria e tyre ka mbijetuar pavarësisht sfidave. /Telegrafi/

Shiko foton:

PROMO

Nga Rubrika