E premte, 18 Tetor, 2024
12.4 C
Pristina

“A do t’i vijë në varrim vëllait kur t’ia sjellin trupin në Kosovë” – Flet Artan Hajrizi

Artan Hajrizi, vëllai i Faton Hajrizit është prononcuar sërish lidhur me rastin e vëllait të tij.

Ai tashmë ka angazhuar një avokat, Gent Gjinin, e për të cilin tha se vetëm ai tani e tutje do të flas.

Avokati ka konfirmuar se do të padis disa individë e media, pasi sipas tij “kanë baltosur” imazhin e kësaj familje.

“Kjo gjuhë është fyese dhe denigruese…”, tha Gjini kur u pyet mbi deklaratën e zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi i cili e quajti “kriminel” Faton Hajrizin.

Ndërkohë, vëllai i Fatoni, Artani tha se në rastet që Fatoni ka vdekur, ai do të vijë për varrimin e tij.

“Familja jem qysh e dini ju e dimë edhe ne”, tha ai kur u pyet se çka dinë për rastin e Fatonit.

Ndërsa kur u pyet që në rastet se ai ka vdekur dhe trupi i tij të sillet në Kosovë, a do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit, ai tha që po pavarësisht pengesave.

“Unë duhet me ardhë për varrim”, tha ai në Kosova Today përcjell Insajderi.

 

Nga Rubrika