E premte, 17 Janar, 2025
-1.4 C
Pristina

A do të rikthehet në “BBV4” Redon Berani?

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Redon Berani, së fundmi ndau disa reflektime mbi eksperiencën e tij në këtë reality show.

Ai ishte i ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, ku diskutoi jo vetëm për përvojat e tij brenda shtëpisë, por edhe për ndjesitë dhe preferencat personale që e shoqëruan atë gjatë lojës.

Përsa i përket stresit që ndjente brenda shtëpisë, Redoni theksoi se ishte një eksperiencë mjaft sfiduese. “Aty ishte një lojë nervish e madhe, ishte një presion i vazhdueshëm. Kur ke një person të njohur brenda, si Gili, çdo gjë bëhet edhe më e ndërlikuar. Duhej të isha i kujdesshëm, dhe kjo ishte një barrë e madhe për mua. Megjithatë, unë jam një person që di të durojnë, por ato dinamikat ishin vërtet të vështira”, shpjegoi ai.

Kur u pyet për ndjesitë pas daljes nga programa, Redoni e përshkroi atë si një ndjenjë lirie. “Ishte një stres i madh për të dy, por çfarëdo që ndodhi, jemi në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe e mbështesim njëri-tjetrin”, tha ai, duke përmendur lidhjen e tij me banorët e tjera të shtëpisë.

Një nga temat më të diskutuara gjatë intervistës ishte pëlqimi i tij për Eglin. “Pëlqimi është i vërtetë, por në atë moment, vendosa që të dilja sepse këto arsye ia vlenin më shumë. Kam bërë një vlerësim të situatës dhe vendosa që ishte më e mençur të dilja”, tha Redoni, duke nënvizuar se ndjenjat e tij ishin të sinqerta.

Kur u pyet për mundësinë e rikthimit në “BBV4”, ai ishte më i rezervuar. “Njerëzit që kam afër janë shkaku që më bënë të dal.

Të kthehem sërish aty do ishte e padrejtë për ata që kam lënë pas”, tha ai. Ai gjithashtu sugjeroi se, nëse do qëndronte vetëm, mund të kishte një mundësi për rikthim, por me Gili nuk e sheh si një mundësi perbenëse.

PROMO

Nga Rubrika