Web Analytics
E hënë, 15 Dhjetor, 2025
-0.4 C
Pristina

A e keni ditur historinë e dhimbshme të Santianes: Donin të më çonin në jetimore

Santiana Maloku eshte modelja e cila eshte bere se fundmi pjese e Big Brother Vip Kosova.

Por, modelja para nje viti ne nje interviste kishte rrefyer detaje nga jeta e saj e veshtire.

Santiana tregoi se prindërit e saj janë ndarë kur ajo ishte vetëm 2 vjeç dhe se babai i saj nuk ka qenë kurrë prezent në mbështetje të saj në jetë.

Modelja tregoi se kur ishte e vogël, gjyshërit donin ta dërgonin në jetimore, dhe se në atë kohë mamaja e saj ishte shumë e sëmurë.

“Gjithë vështirësitë në jetë i kam kaluar veç me nënën, me gjyshin e me gjyshen. Nuk ka qenë asnjëherë prezent, as ditëlindjen nuk ma ka uruar kurrë babi.

Jam fëmijë i vetëm i familjes, jetoj vetëm me nënën dhe me gjyshen, sepse prindërit e mi janë ndarë ku kam qenë 2 vjeç.

Kur isha e vogël, nuk mendoja se nëna ime ishte ajo, kam menduar se e kisha motër, dhe për atë arsye e thërras në emër, dhe mendoja se prindërit e mi ishin gjyshi dhe gjyshja.

Si vend i vogël që ka qenë mes shumë paragjykimeve, kur nëna ime ishte sëmurë, gjyshi ka dash me më çu në jetimore…”, tha ndër të tjera modelja./SHQIP/

Shiko videon:

Nga Rubrika