Web Analytics

A e keni ditur se ky banor i Ferma Vip ka qenë i fejuar dy herë?

Botuar nga: InfoKosova

Aktori i humorit Albano Bogdo ka hapur “zemrën” si rrallëherë duke rrëfyer detaje të reja për jetën e tij personale.

Gjatë një bisede me fermerët në “Ferma Vip”, Albano tregoi se ka qenë i fejuar 2 herë, megjithëse asnjëra nga lidhjet nuk ka përfunduar në martesë.

Ai tregoi se u fejua kur ishte 21 vjeç mirëpo u nda pas 7 muajsh. Më pas fejesa e dytë ndodhi kur ai ishte rreth 26-vjeç, por sërish u nda.

“Me të parën jam njohur që 19 vjeç kur kam ardhur në akademi. U fejuam kur isha 21 vjeç dhe u ndamë pas 7 muajsh mbasi u fejuam, isha akoma 21. Me të dytën isha 26-27 kur u ndamë, kam qenë 25 vjeç kur u njohëm”-tha Albano.

Të FUNDIT