Hulumtuesi i politikës së jashtme, Emir Abrashi në lidhje me takimin e nesërm në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi ka thënë se Kosova nuk duhet të fokusohet në sanksionet që duhen ti vendosen Serbisë, por në heqjen e tyre për Kosovën.
Abrashi në RTV Dukagjini ka thënë se në këtë takim nesër Kurti duhet të përfaqësojë shtetin e tij dhe interesat e popullit dhe jo të merret me sanksionet që BE-ja duhet të vendosë ndaj Serbisë.
“Pala kosovare të mos fokusohet në sanksionet që duhen ti vendosen Serbisë, por në heqjen e tyre për Kosovën. Kurti të përfaqësojë shtetin e tij”, ka thënë Abrashi.
Abrashi ka thënë se Kosova duhet të tregohet e gatshme që tani e tutje të zbatojë marrëveshjet që janë arritur ndër vite pasi është në favor pas sulmit terrorist në Banjskë.
“Pasi kemi kthim mbrapa në favor të Kosovës të tregohet e gatshme për të implemntuar marrëveshjet që kemi arritur ndër vite por këtë ta bëjë duke siguruar që Asociacioni të mos ketë kompetenca ekzekutive”, ka vijuar Abrashi.