Këngëtarja e njohur, Adelina Ismaili i ka dhënë një përgjigje indirekte ndaj hoxhë Shefqet Krasniqit në Instagram.
Pasi pak ditë më parë i doli në mbrojtje këngëtares Shkurte Fejza, e cila u përmend nga hoxha në deklarata të tij, Adelina ka drejtuar përsëri një thumb nga Krasniqi.
Adelina ka shpërndarë një video nga kënga e saj “Skënderbe”, ku ka cituar vargjet e poetit kombëtar Pashko Vasa: “K’tu jemi Gjergj Kastrioti; Plisin nuk e ndryshon moti; Mos shiko kisha e xhamia; Feja jonë është Shqiptaria”.
Kjo video është rishpërndarë edhe nga vajza e Shkurte Fejzës, Gresa Behluli, duke lënë të kuptohet se ky postim është një kundërpërgjigjeje simbolike ndaj hoxhës.
Shiko foton: