Këngëtarja Adelina Thaçi u shpreh se artistëve që kanë hyrë në parlament “nuk u është dëgjuar zëri kurrë”.
Këngëtarja Thaçi tha sonte në Pressing në T7 se artistët e kyçur në politikë “skanë bërë diçka të madhe për kulturën”.
Ajo theksoi se ky është një problem shqetësues për sektorin e artit dhe kulturës në vend.
“Unë mendoj që një artist është mirë ndoshta mos me u përfshi në politikë, apo siç ka pas edhe raste, ki artista të përgatitur që dinë me bë edhe politikë.
Mirëpo këtu në përgjithësi deri më sot, tregoma një fytyrë të një artisti që ka bo diçka në raport me kulturën,” tha këngëtarja Thaçi.
Sipas saj, arti dhe politika nuk duhet të ndërthuren në mënyrë të tillë që të humbet e gjithë thelbi i artistit.