E premte, 4 Tetor, 2024
19.5 C
Pristina

Adeyemit i shkruajnë këto fjalë shqip në topin që shënoi tre gola në Champions League (Foto)

Dortmundi fitoi në shtëpi ndaj Celtic, me gjermanët që triumfuan 7-1 ndaj kundërshtarëve në Champions League.

Një fitore shumë e rëndësishme për verdhezinjtë, të cilët falë këtij rezultati mbajnë vendin e parë në grup me 6 pikë.

Në këtë ndeshje një prej protagonistëve ishte edhe Karim Adeyemi.

Ky i fundit arriti të shënonte tripletë, duke udhëhequr të tijtë drejt fitores.

Menjëherë ka reaguar në rrjetet sociale, ndërsa shihet me topin e ndeshjes. Në foto nuk ka nguruar të shkruajë edhe shqip.

“Flm o bir”, shkruan Adeyemi në postimin e tij ku një prej firmave shoqërohet me “Ta ha zemrën”.

Sigurisht që lidhja e tij me shqipen nuk është e rastësishme, por vjen për shkak të partneres së tij shqiptare, këngëtarja Loredana.

Nga Rubrika