Web Analytics

Aksident mes dy veturave në Prugovc të Prishtinës, lëndohen katër persona

Botuar nga: InfoKosova

Katër persona kanë marrë lëndime trupore pas një aksidenti i cili ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:20 në fshatin Prugovc, Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, aksidenti ka ndodhur mes dy veturave.

“Rreth orës 07:20 kemi pranuar informatën se në fshatin Prugovc, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkaq, Ahmeti po ashtu tha se me rastin po merret njësiti i trafikut. /Telegrafi/

Të FUNDIT