Web Analytics
E diel, 26 Maj, 2024
18.7 C
Pristina

Aksident në rrugën Dragash-Radeshë, vdes një djal i ri

Një 22 vjeçar ka vdekur në një vet aksident sot rreth orës 08:00 në rrugën Dragash-Radeshë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

Sipas tij, deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave në trafik, duke përfshirë tejkalimin e shpejtësisë, mospërdorimin e rripit të sigurisë, si dhe dyshohet edhe për përdorim të celularit.

“Sot rreth orës 08:00 në rrugën Dragash – Radeshë ka ndodhur një vet aksident në trafik dhe si pasojë vozitësi ka humbur jetën. Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave në trafik, duke përfshirë tejkalimin e shpejtësisë, mospërdorimin e rripit të sigurisë, si dhe dyshohet edhe për përdorim të celularit. Viktima është mashkull i moshës 22-vjeçare.

Automjeti ka qenë me targa vendore dhe viktima ka humbur kontrollin mbi automjet. Si pasojë e plagëve, mjeku në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dragash ka konstatuar vdekjen. Me rastin po merret Njësia e Trafikut”, tha Gashi. /Telegrafi/

Të fundit