Web Analytics
E diel, 26 Maj, 2024
18.7 C
Pristina

Aksident trafiku me pasoja fatale, një i vdekur dhe katër të lënduar

Një person ka humbur jetën, ndërsa katër tjerë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 01:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete (një veturë e parkuar), ndërsa dy kanë qenë në lëvizje”, tha ajo.

Ahmeti bëri të ditur se “si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar pesë persona, njëri nga të cilët nuk ka arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka vdekur”.

Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor. /Telegrafi/

Të fundit