Njëra ndër banoret më të përfolura të Big Brother Vip Kosova, Diana Tahiri, bëri një lëvizje të papritur duke lënë shtëpinë mbrëmë.
Ajo u largua pas një bisedë telefonike me babain e saj, e cila duket se kishte një ndikim të madh në vendimin e saj.
Familjarët e Dianës kanë bërë të ditur se babai i saj ka qenë sëmurë, gjë që e bëri Dianën të vendosë të qëndrojë pranë tij në një kohë të tillë të vështirë.
Alaudin Hamiti, moderator i këtij spektakli ka reaguar menjëherë pas largimit të saj.
Ai theksoi në InstaStory: “Të premtën në prime, dalin ato që s’janë parë sonte! Diana la shtëpinë. Telefonata me babain dhe çfarë i tha Arioni pak para se të dilte.”
Kjo fjalë e Alaudin tregon se tensioni është rritur në shtëpinë e Big Brother-it dhe se surprizat nuk kanë mbaruar.