Web Analytics

Albina Kelmendi zbulon shtetin që i është ofruar për ta përfaqësuar vitin tjetër në Eurovision

Botuar nga: InfoKosova

Albina Kelmendi duket se do e prekë sërish skenën e “Eurovizionit”.

Ajo ka zbuluar se ka marrë disa oferta prej shteteve pjesëmarrëse në Eurovision, që të jetë artistja përfaqësuese e tyre vitin e ardhshëm.

“Nuk e di nëse duhet ta them ende apo jo, por Suedia më është ofruar që të jem përfaqësuesja e tyre vitin e ardhshëm, jemi në bisedime”, tha Albina në një intervistë për “Ditë pas Dite”.

Kjo nuk do ishte hera e parë që një artist shqiptar këndon për një tjetër vend në kompeticionin europian, ndërsa kujtojmë rastet e Qipros dhe Italisë.

Të FUNDIT