Web Analytics

Analisti politik: Gabimi i Qeverisë ka qenë që ka pranuar nenin 10

Botuar nga: InfoKosova

Analisti politik, Dritëro Arifi ka treguar gabimin fillestar që sipas tij, Qeveria e Kosovës e ka bërë sa i përket marrëveshjes me Serbinë.

Ai thotë se neni 10 i marrëveshjes së Brukselit nuk është dashur të pranohet.

“Gabimi i Qeverisë ka qenë që e ka pranuar nenin 10, ose nuk u dashur ta pranojë, por nëse e ke pranuar me zbatu. Kaq e thjesht. Ose me kushte. Po këta e kanë pranuar nenin 10, plus e kanë futur nenin 7. Ky është gabimi fillestar”, deklaroi Arifi në Tëvë 1.

Neni i 10 në marrëveshjen e propozuar nga BE për dialogun Kosovë – Serbi, e për të cilën janë dakorduar kryeministri kosovar, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, thotë se të dyja palët konfirmojnë detyrimet e tyre për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të dialogut nga e kaluara.

Marrëveshja me 11 nene, e bërë publike më 27 shkurt, nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Të FUNDIT