Anisa Veseli është një konkurrente në “BBVK”, e cila nuk pati fat të shkoj në finale.
Në një intervistë të fundit, Anisa Veseli, një nga konkurrentet më të njohura të show-t “Big Brother VIP Kosova”, la të gjithë të habitur kur iu përgjigj pyetjes se çfarë do të bënte nëse do të fitonte çmimin e madh.
Ajo shpalli se do të hapte një shtëpi për pleq, një ide që tregon për karakterin e saj altruist dhe dëshirën për të ndihmuar ata në nevojë.
Kjo deklaratë e saj ka ngjallur shumë reagime pozitive nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale, të cilët kanë vlerësuar qëndrimin e saj humanist.
Në një kohë kur shumë konkurrentë në reality show përdorin famën si një mundësi për të fituar para për veten e tyre, Anisa ka zgjedhur një rrugë të ndryshme, duke u fokusuar në nevojat e të tjerëve.
View this post on Instagram