TB
Gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e Big Brother-it, Anjeza ka ndarë mendimet e saj për Sharrin, duke pranuar se ndjen një tërheqje për të, por duke theksuar se mes tyre ekziston vetëm një miqësi e fortë.
Kur u pyet në dhomën e rrëfimit për ngacmimet e vazhdueshme që Sharrin i bën, Anjeza shprehu se ndihet shumë e rehatshme në shoqërinë e tij, duke e konsideruar atë një shok të shkëlqyer.
Ajo e pranoi se jashtë shtëpisë ka një të dashur, por kjo nuk e pengon të shprehë pëlqimin e saj për Sharrin, duke e quajtur atë shumë të bukur.
“Raporti im me Sharrin është një shoqëri shumë e mirë, bëjmë shumë hajgare. Sharri normal që më pëlqen se është shumë i bukur. Nuk e di a ekziston ndokush që nuk i pëlqen Sharri, por unë me të jemi vetëm shokë”, ka thënë Anjeza.
Ndërsa vazhdoi të flasë për marrëdhënien e saj me Sharrin, Anjeza theksoi se e ngacmon shpesh atë, sepse i pëlqen ta bëjë këtë, duke shtuar: “E dua shumë, kështu, e du. Po ta pranoj, e dua me zemër”.