Një moment i papritur dhe shumë komik ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, ku Bejta ka folur për të dashurën e tij.
Gjatë një bisede me banoret Arlinda dhe Anjeza, Bejta u pyet për pamjen e partneres së tij. Ai përmendi se ajo ka flokë të bardhë, duke ngjallur interesin e të pranishmëve.
Por, ajo që shkaktoi të qeshura të mëdha ishte pyetja për moshën e saj. Bejta, me një përgjigje të papritur, tha:
“25, më duket”
Anjeza, e cila ishte e pranishme, e ngacmoi Bejtën duke e pyetur se si nuk e dinte moshën e të dashurës së tij.
Bejta, duke u arsyetuar, tha se nuk është i mirë me numrat dhe Anjeza e pyeti nëse e dinte ditëlindjen e saj.
“12.01.2021”, u përgjigj Bejta, por pas një reagimi të habitur nga Anjeza, ai e korrigjoi veten, duke thënë se bëhej fjalë për vitin 2001.
Ky moment shkaktoi të qeshura të mëdha në shtëpi, ndërsa Bejta, me humor, tha:
“Jo, duhet mu harru menjëherë se s’bën”
Është e rëndësishme të theksohet se Prive By LS kishte zbuluar më herët identitetin e vajzës që ia ka rrëmbyer zemrën Bejtës. Ajo quhet Tina, jeton në diasporë dhe ata janë në një lidhje prej më shumë se dy vitesh.
Po ashtu, Prive By LS kishte siguruar një fotografi të çiftit, të realizuar në Aeroportin e Prishtinës. Që nga hyrja e tij në shtëpinë më të famshme në vend, Bejta ka theksuar se jashtë e pret e dashura e tij.
Do të jetë interesante të shihet nëse Tina do ta ngacmojë Bejtën për ngatërrimin e ditëlindjes së saj.