Arbana ka postuar së fundmi në InstaStory disa foto ku tregonte look-un e saj në dasmën ku ishte e ftuar.
Mirëpo mes mesazheve të shumta, ajo ka vënë re një ndjekëse që i shkruante duke menduar se mesazhet po ia dërgon mikeshës, kur në fakt po ia dërgonte vetë Arbanës.
“Sa fustan të bukur ka shtriga. A ça i ka bërë atij veshi ajo. Mortja veshin e saj”, janë disa nga mesazhet.
“Dikush t’i thotë që po mi çon mua mesazhet në vend që t’ja nisë shoqes”, shkruan Arbana.
Shiko foton: