Web Analytics

Arbër Hajdari tregon se cili nga banorët do t’i mungojë më tepër

Botuar nga: InfoKosova

Opinonisti Arbër Hajdari, i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” tha se banori që do t’i mungojë më shumë është Luizi.

“Programi pati tezën dhe antitezën, ata shoqëruan njëri-tjetrin. Ishte Olta, por ishte dhe Luizi. Tek të gjitha situatat që krijoheshin brenda shtëpisë ishin të dy ata. Por për hir të batutës dhe çmimit fitues po them Luizi“.

Opinonisti tha se i ka shumë mirë marrëdhëniet me të gjithë banorët që ishin pjesë e lojës këtë vit, por nuk mohoi se disa prej tyre i kanë mbajtur qëndrim.

Një prej tyre ishte Kiara, për të cilën Arbëri pohoi se kishte hatërmbetje, por gjithçka u zgjidh për çështje ditësh.

Të FUNDIT