Ronaldo Sharka ishte mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP” pasi u organizua festa e beqarisë për Luiz Ejllin.
Ai së bashku me disa ish-banorë të tjerë festuan me Luizin, pasi siç është lajmëruar, në finalen e madhe Ejlli do t’i japë fund beqarisë.
Luizi së bashku me Kiara Titon do të kurorëzojnë dashurinë e tyre, e cila lindi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Por jo vetëm kaq, pasi për festën e beqarisë nuk munguan as striptistet, të cilat kanë ‘çmendur’ djemtë.
“E mbyti. O Ronaldo, është e vogël mo shpirt”, dëgjohet t’i thotë Luizi.
Nga ana tjetër, edhe Krist Aliaj duket se e ka shijuar në maksimum këtë festë.
Edhe ai në fund të festës, nuk po largohej dot nga një balerinë, por ishte Lorenci ai që ndërhyri dhe u tha ‘se do t’i takonte jashtë’. Shiko videon: