Këngëtari i njohur, Bardhi, është bërë baba për herë të parë në dhjetor të vitit të kaluar, një moment i veçantë që ka sjellë shumë gëzim në jetën e tij.
E sot, ai ka ndarë me ndjekësit e tij një fotografi të mrekullueshme të vajzës së tij, megjithatë ai ka zgjedhur ta mbajë të panjohur fytyrën e saj.
Kjo është një zgjedhje që thotë shumë për dëshirën e tij për të ruajtur privatësinë e vajzës në këtë moshë të re.
Fotografia e publikuar tregon se vajza po mban çorape të cilat thonë “Të dua babi”, një mesazh i thjeshtë, por tejet emocionues që tregon lidhjen e fortë ndërmjet babait dhe vajzës së tij.
Ndër të tjera, Bardhi dhe partnerja e tij, Sara, po i shijojnë ditët e tyre si prindër të rinj. Të dy ata ndajnë herë pas here momente dhe të lumtura me ndjekësit, duke krijuar një lidhje speciale me ta.
Shiko foton: