Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, është i angazhuar aktualisht në Gjermani, ku po zhvillon takime me mërgimtarë. Pas një takimi frytdhënës me studentët, ai ka takuar edhe bashkëmërgimtarët që jetojnë dhe punojnë në qytetin e Mynhenit.
Hamza ka theksuar se gjatë këtij takimi, mesazhi kryesor ka qenë se Kosova ka kapacitete të jashtëzakonshme për të arritur më mirë në të ardhmen, duke falënderuar gjithashtu të pranishmit për pritjen e ngrohtë dhe mbështetje, nëpërmjet një dialogu të hapur dhe motivues.
“Pritja e dytë e jashtëzakonshme brenda një dite në Mynhen. Pas takimit me studentët shqiptarë, ju takova ju mërgimtarëve tanë të shtrenjtë. Edhe pse secili takim kishte karakter të veçantë, entuziazmi, besimi dhe porosia ishin të njëjta: Kosova mundet më mirë! Kemi potencial të panumërt dhe mund të arijmë çdo gjë që dëshirojmë!”
“Ju falënderoj përzemërsisht për përkrahjen e madhe, DIASPORË!”, ka shkruar Hamza, duke nënvizuar rëndësinë e komunitetit shqiptar jashtë vendit për zhvillimin e Kosovës.